Në kuadër të shfaqjes së një dokumentari kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të artit shqiptar, Kolë Idromenos, u organizua një seminar me pjesëmarrjen e studiuesve, artistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore.
Regjisorët Gjon Kolndrekaj dhe Arben Haveri vënë theksin tek roli i Idromenos në shoqërinë shqiptare dhe ndikimin e tij. Përgjegjësja e Muzeut Historik, Majlinda Laçaj thotë se gjithmonë ka vend për të bërë më shumë për figura si Idromeno.
Seminari u vlerësua si një mundësi për të thelluar njohuritë mbi jetën dhe veprën e Kolë Idromenos, duke e sjellë atë më pranë brezave të rinj dhe publikut të gjerë.
