Në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u zhvillua një koncert i veçantë në nder të Kardinalit Ernest Simoni, me rastin e 70-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak.
Aktiviteti solli një atmosferë të thellë shpirtërore dhe artistike, ku mori pjesë kori i fondacionit “Kardinal Bartolucci”, duke interpretuar pjesë të muzikës kishtare.
Gjatë fjalës së tij, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, e cilësoi jetën e kardinalit si një frymëzim për të gjithë.
“Jeta e kardinalit është një dritë për Kishën dhe shpresë për popullin”, u shpreh ai.
Në përfundim të aktivitetit, vetë kardinali dha bekimin për të gjithë besimtarët e pranishëm në katedralen “Shën Shtjefni”, duke e mbyllur këtë mbrëmje me një mesazh paqeje dhe shprese.
