Në Bibliotekën Shkencore u prezantua libri, kushtuar Imzot Nikollë Kaçorrit, një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, ku vetë titulli mbart fjalët e tij simbolike, duke i dhënë veprës një dimension të fortë emocional dhe historik.

Autori Pjetër Logoreci thekson se libri është një pasqyrim i gjatë dhe i vështirë i kalvarit për kthimin e eshtrave të Kaçorrit nga Austria në Shqipëri, një proces që zgjati në kohë dhe u shoqërua me pengesa të shumta institucionale.

Përmes kësaj vepre, autori synon jo vetëm të dokumentojë këtë histori, por edhe të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën shqiptare.

Libri vjen si një thirrje për reflektim, duke rikujtuar se respekti ndaj historisë dhe personaliteteve që kanë kontribuar për vendin, mbetet një detyrim që nuk duhet neglizhuar.