Në ambientet e Rektoratit të Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është nënshkruar Memorandumi “Coastrust Albania”, një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe Prefektura e Qarkut Shkodër.
Dokumenti u firmos nga rektori Tonin Gjuraj dhe prefektja Holta Duda, duke shënuar një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Gjatë takimit, palët diskutuan disa fusha prioritare bashkëpunimi, ku përfshihet pjesëmarrja e përbashkët në projekte kërkimore rajonale, veçanërisht në kuadër të programeve IPA, si dhe angazhimi i stafit akademik në cilësinë e ekspertëve në studime dhe iniciativa të Prefekturës. Një tjetër pikë e rëndësishme është ofrimi i ekspertizës shkencore për çështje ekonomike, sociale dhe zhvillimore, si dhe krijimi i mundësive për praktika profesionale të studentëve pranë institucioneve publike.
Ky memorandum synon të ndërtojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes botës akademike dhe institucioneve shtetërore, duke rritur rolin e dijes dhe kërkimit shkencor në zhvillimin e qëndrueshëm të Qarkut Shkodër.
