Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka nisur një kapitull të ri sa i përket kërkimit shkencor. Nga 16 projekte të paraqitura, janë shpallur fituese 9 prej tyre, që përfaqësojnë 6 fakultete të universitetit, në fusha të ndryshme studimi.

Zëvendësrektorja Blerta Dragusha thekson rëndësinë e investimit në projekte dhe në pjesëmarrjen e stafit akademik në konferenca e botime shkencore. Projektet e përzgjedhura u përkasin disa fushave.

Ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një kulture kërkimore të bazuar në meritë, cilësi dhe bashkëpunim ndërinstitucional për Universitetin “Luigj Gurakuqi”.