Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi aktivitetin “Dita e Dyerve të Hapura”, duke mirëpritur maturantë dhe të interesuar për t’u njohur nga afër me programet e studimit dhe jetën akademike.
Rektori Tonin Gjuraj prezantoi ofertën akademike dhe mundësitë që universiteti ofron për studentët e rinj. Zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, u ndal te rëndësia e kartës së studentit dhe lehtësitë që ajo sjell për të rinjtë, ndërsa drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija, theksoi orientimin e maturantëve drejt zgjedhjeve të duhura arsimore. Vetë maturantët ndajnë mendimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen akademike.
Më herët gjatë ditës, rektori Gjuraj priti në një takim prefekten e Qarkut Shkodër, Holta Duda, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e lidhjeve mes universitetit dhe institucioneve publike.
