Në hollin e Teatrit “Migjeni” u prezantua botimi i parë i revistës “Sipari”, një iniciativë që synon të dokumentojë dhe promovojë jetën artistike dhe historinë e këtij institucioni kulturor. Revista, e cila do të shpërndahet falas për lexuesit çdo tre muaj, është një nismë e drejtorit të teatrit Gerti Palali, së bashku me Astrit Fanin dhe Suad Arillën.
Në fokus të revistës janë rubrika si arkivi, intervistat dhe komentet, duke sjellë një pasqyrë të plotë të zhvillimeve artistike dhe trashëgimisë teatrore.
Në numrin e parë, një vend të veçantë zë figura e Tinka Kurtit si pjesë e kujtesës së gjallë të krijimit të Teatrit “Migjeni”. Gjithashtu përfshihen materiale mbi premierat më të fundit, si dhe aktivitetet artistike, përfshirë edhe edicionin e fundit të festivalit të shkollave të mesme.
