Në Shkodër, një nga dëshmitë më të rralla të trashëgimisë kulturore vijon të ruhet ndër breza. Bëhet fjalë për banesën e familjes Shurdha, një objekt me histori mbi 150-vjeçare, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, që përfaqëson tipologjinë e banesave të fund shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX.

Trashëgimtari i familjes , Ahmet Shurdha ndalet te vlerat e veçanta që mbart kjo shtëpi, duke nisur nga ato arkitekturore, të ruajtura prej thuajse dy shekujsh. Ai nënvizon se brenda banesës ruhen ende objekte dhe dokumente autentike që dëshmojnë historinë tregtare dhe detare të familjes, duke e kthyer këtë hapësirë në një muze të gjallë të kujtesës qytetare.

Shurdha ndalet te sfidat dhe e ardhmja e kësaj pasurie kulturore. Sot, banesa e familjes Shurdha mbetet një ndër pasuritë më të veçanta të qytetit, një urë lidhëse mes së shkuarës dhe së ardhmes, që ruan identitetin dhe kujtesën historike të Shkodrës.