Në mbledhjen e datës 2 prill, Mark Molla u zgjodh administrator i ri i Universitetit të Shkodrës, duke marrë 6 vota pro dhe 1 kundër nga anëtarët e bordit. Zgjedhja e tij vjen vetëm një muaj para daljes në pension, çka ka shtuar debatet mbi kohëzgjatjen dhe qëllimin e këtij emërimi.

Ndërkohë, këtë të martë, rektori i universitetit, Tonin Gjuraj në një deklaratë për mediat kundërshtoi procedurën e ndjekur nga bordi, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe transparencën e procesit.

Në vijim, Gjuraj kërkoi hapur ndërhyrje për zgjidhjen e situatës, duke propozuar shkrirjen e bordit. Kjo situatë ka krijuar një debat mbi mënyrën e vendimmarrjes në institucion.