Me vendosjen e kurorave në nder të katër martirëve të demokracisë nisi ceremonia përkujtimore e 2 prillit 1991, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit. Homazhet u zhvilluan nga lideri i opozitës, Sali Berisha, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe familjarë të të rënëve.

Kryetari i Partisë Demokratike për Shkodrën, Ardit Çylybyli, u ndal te rëndësia historike e kësaj ngjarjeje.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se sakrifica e martirëve të 2 Prillit mbetet aktuale dhe frymëzuese edhe sot, duke e cilësuar rikthimin e votës së lirë si misionin kryesor të Partisë Demokratike.

Ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Pas një proteste kundër regjimit, forcat e policisë hapën zjarr ndaj qytetarëve, duke lënë të vrarë katër të rinj: Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.