Nga Shkodra ku ishte i pranishëm për të përkujtuar 4 martirët e demokracisë në masakrën e 2 prillit, lideri i opozitës, Sali Berisha, reagoi mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare në Iran.
Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha kërkoi që NATO të marrë masa për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të rritjes së tensioneve globale. Ai theksoi se vendi duhet të tregojë vigjilencë maksimale sa i përket sigurisë kombëtare.
Reagimi i Berishës vjen në një moment kur tensionet në Iran dhe në rajonin përreth janë rritur, duke rikthyer në vëmendje çështjet e sigurisë kombëtare.
