Në 83-vjetorin e lindjes së aktorit Rikard Ljarja, një nga figurat më të spikatura të artit shqiptar, kujtimet për të rikthehen përmes atyre që ndanë skenën me të.
Dy aktorët shkodranë Agron Dizdari dhe Merita Smaja, të cilët kanë bashkëpunuar me Ljarjen në shfaqjen e tij të fundit në Teatri Migjeni, “Shën Gjon Kryepremi” në vitin 2009, kujtojnë se ai spikati edhe në atë rol, duke interpretuar me mjeshtëri figurën e të zotit të shtëpisë dhe duke dëshmuar aftësitë e tij të veçanta në skenë.
Dizdari dhe Smaja ndalen te dimensioni njerëzor i aktorit, duke theksuar se edhe në ditët e fundit të jetës, Ljarja fliste vazhdimisht për Shkodrën dhe teatrin, dy elementë që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij artistike.
Rikard Ljarja mbetet një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar, ndërsa trashëgimia e tij artistike vijon të frymëzojë breza të tërë aktorësh dhe dashamirësish të artit.
