Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një prej aktiviteteve më të rëndësishme artistike që identifikon Shkodrën si qytet të kulturës dhe traditës.
Pas përzgjedhjes së 30 këngëve konkurruese, kori i fëmijëve dhe stafi organizator kanë hyrë në fazën e provave intensive, me synimin për të sjellë një spektakël dinjitoz, të mbushur me emocion dhe krijimtari artistike.
Ky festival vijon të mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e talenteve të reja, ndërsa edhe këtë vit pritet pjesëmarrja e fëmijëve nga mbarë trevat shqipfolëse, duke e kthyer skenën në një hapësirë bashkimi përmes muzikës.
Organizatorët bëjnë të ditur se edicioni i këtij viti do të sjellë edhe risi artistike, duke e pasuruar më tej këtë traditë të çmuar që i reziston kohës.
Shkodra konfirmon edhe një herë rolin e saj si djep i artit dhe kulturës, duke mbajtur gjallë një festival që ka formuar breza të tërë artistësh dhe vijon të frymëzojë talentet e rinj.
