“Regjistri sociologjik” ishte ekspozita që hapi kalendarin për vitin 2026 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, duke sjellë për publikun një projekt të rëndësishëm të fotografisë dokumentare.
Drejtori i institucionit, Luçjan Bedeni, bëri me dije edhe programin e plotë ekspozitor për këtë vit, ku janë planifikuar gjithsej 6 të tilla që do të shfaqen përgjatë muajve në vijim.
Ndërkohë, ky vit është i veçantë për muzeun, pasi shënon një përvjetor të dyfishtë simbolik: 200 vjet nga shfaqja e fotografisë në botë dhe 10 vjet nga hapja e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” për publikun, duke e kthyer atë në një nga institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë vizuale në vend.
