Shkodra vijon të përballet me mungesën e hapësirave të përshtatshme për ekspozimin e veprave të artit, një shqetësim i ngritur prej kohësh nga artistët vendas. Piktori i njohur, Skënder Strica, është njëri prej atyre që apelon për më shumë investime në infrastrukturën e ekspozimit të tyre.
Strica thekson se zhvillimi i artit pamor lidhet ngushtë me krijimin e kushteve më të mira për prezantimin e veprave duke shpresuar në ndërtimin e një muzeu multifunksional të artit në kryeqendrën e veriut.
Artistët shpresojnë që këto kërkesa të gjejnë zgjidhje, duke i dhënë artit në Shkodër hapësirën që meriton.
