Besimtarët katolikë kanë hyrë në Javën e Madhe të Pashkëve, ndërsa këtë të dielë në Shkodër u kremtua “Dita e Larit”, që paraprin ardhjen e festës së Ringjalljes së Krishtit.
Kremtimet nisën me procesionin simbolik në rrugët e qytetit, ku besimtarët iu drejtuan Katedrales “Shën Shtjefni”. Më pas, u bë bekimi i palmave dhe u vijua me meshën e shenjtë.
Në meshën solemne, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, përcolli mesazhe për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e besimit, sakrificës dhe reflektimit në prag të Pashkëve.
Sipas kalendarit liturgjik katolik, Dita e Larit kremtohet një javë para Pashkëve dhe shënon nisjen e Javës së Madhe, periudhë që kulmon me festën e Ringjalljes.
