Forumi social me temë “Reagim Aktiv: Së Bashku për Gjithëpërfshirje dhe Mjedis të Aksesueshëm”, me fokus përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në çështjet mjedisore dhe vendimmarrje përmbylli punimet e tij këtë të premtë.

Drejtuesi i projektit “Shpresa”, Luigj Mila, theksoi rëndësinë e fuqizimit të kësaj kategorie në çështjet që lidhen me mjedisin, duke e konsideruar përfshirjen si një element kyç për zhvillim të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, dhe Prefektja, Holta Duda u ndalën te angazhimi institucional për krijimin e një qyteti më të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.

Në përfundim, u theksua se përfshirja aktive e personave me aftësi të kufizuara në politikat dhe projektet mjedisore mbetet një hap i domosdoshëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të qëndrueshme.