Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prof. as. Dr. Sokol Sadushi, u prit në një vizitë nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, Sadushi u ndal te pavarësia e gjyqësorit, duke theksuar se sistemi i drejtësisë përballet ende me disa ngërçe që kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe reforma të vazhdueshme.

Ai komentoi gjithashtu edhe qëndrimin e Komisioneres për Zgjerimin në Bashkimin Europian Marta Kos lidhur me luftën kundër korrupsionit, duke vënë në dukje rëndësinë e përmbushjes së standardeve dhe pritshmërive ndërkombëtare.

Në përfundim, Sadushi theksoi se rruga drejt një sistemi drejtësie të besueshëm dhe të pavarur kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional, profesionalizëm dhe transparencë.