Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik”.

I ftuar ishte Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prof. as. Dr. Sokol Sadushi, i cili ndau me studentët dhe stafin akademik një analizë mbi sfidat që kalon sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Ai u ndal te problematikat aktuale që lidhen me funksionimin e drejtësisë në një realitet të polarizuar, duke theksuar mbingarkesën e çështjeve që kalojnë për gjykim.

Sadushi foli gjithashtu për besimin e publikut tek drejtësia, duke e cilësuar atë si një proces që kërkon kohë për t’u ndërtuar.

Ky leksion u ndoq nga studentë dhe pedagogë, duke krijuar një hapësirë diskutimi mbi një nga temat më të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor.