Një ditë para përballjes vendimtare ndaj Polonisë, optimizmi nuk mungon mes qytetarëve në Shkodër. Ata shprehen besimplotë se Kombëtarja shqiptare mund të arrijë një rezultat pozitiv, pavarësisht vështirësisë së transfertës.

Në prag të kësaj sfide, mbështetja e tifozëve mbetet një nga pikat më të forta të Kombëtares shqiptare. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur. 

FSHF falënderoi tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme duke i ftuar ata të respektojnë udhëzimet e autoriteteve polake për këtë përballje. Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në kryeqytetin Varshavë.