Në prag të përballjes ndaj Polonisë, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë vlerësimin e tij për këtë sfidë të rëndësishme në rrugën drejt Botërorit 2026.
Vata ndalet fillimisht te kontingjenti në dispozicion të trajnerit Sylvinho, duke analizuar mungesat dhe afrimet në skuadër, elementë që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e ekipit.
Ndërkohë, ish-kapiteni thekson edhe shkallën e lartë të vështirësisë së kësaj përballjeje, duke e cilësuar Poloninë si një kundërshtar të fortë, sidomos në fushën e vet.
Vata nënvizon se për të marrë rezultat pozitiv, Shqipëria duhet të ketë përqendrim maksimal dhe të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet gjatë ndeshjes.
