Një nga traditat më të veçanta të dasmave shkodrane, bejta, vijon të mbetet pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të qytetit. Kjo traditë, e përcjellë ndër breza, tashmë vjen e dokumentuar edhe në librin “Bejtet në dasmat shkodrane” të autorit Bujar Zurali.

Zurali ndalet te rëndësia që ka pasur bejta ndër vite në dasmat shkodrane duke veçuar disa nga bejtarët më të spikatur shkodranë. Kjo traditë nuk i përket vetëm së shkuarës, pasi edhe të rinjtë vazhdojnë ta pëlqejnë dhe ta mbajnë gjallë atë.

Autori Bujar Zurali vijon të japë një kontribut të rëndësishëm, përmes krijimtarisë, promovimit dhe ngritjes në skenë të bejtës shkodrane.