Edicioni i 31-të i Konkursit të zërave “Bilbilat”, organizim i QKF “Kujtim Alija” ka hyrë në fazën gjysmëfinale, e cila po zhvillohet në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Në këtë fazë konkurojnë 87 fëmijë, të ndarë në tre kategori sipas grupmoshave dhe klasave.

Ky vit shënon një rritje të ndjeshme të interesit për pjesëmarrje, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë që ky konkurs ka në zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja në muzikë.

Kelaj është optimiste për një tjetër edicion cilësor, ndërsa pritshmëritë mbeten të larta për performancat që do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga Kolec Gajtani, Bardhyl Hysa, Rozi Shllaku, Glerdit Turmetaj dhe Ketlin Pjalmi.

Finalja e konkursit “Bilbilat” është planifikuar të mbahet më 8 dhe 9 prill, ku do të shpallen edhe fituesit e këtij edicioni.