Më 30 mars të vitit 1991, pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës në Paris, ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata, mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën.

Në një kohë kur shumë shqiptarë kërkonin të largoheshin nga vendi, ai vendosi të mos kthehej më, duke kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë.

Historia e Rudi Vatës mbetet një nga rrëfimet më domethënëse të asaj periudhe tranzicioni për shqiptarët.