Numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë psikologjike në Shkodër është në rritje, duke shënuar edhe një ndryshim të rëndësishëm social: thyerjen e tabusë që për vite me radhë ka penguar shumë persona të kërkojnë mbështetje profesionale. Të rinjtë janë kategoria më e hapur ndaj rolit dhe rëndësisë së psikologut. 

Shumica e rasteve që trajtohen lidhen me mbingarkesën emocionale, e cila po bëhet një nga sfidat kryesore për shëndetin mendor.

Në këtë realitet të ri, shërbimi psikologjik po fiton gjithnjë e më shumë besim, duke u kthyer në një mbështetje të rëndësishme për qytetarët dhe veçanërisht për brezin e ri.