Pas faljes së Namazit të Fitër Bajramit në orët e para të mëngjesit, qyteti i Shkodrës është mbushur me atmosferë festive, ku besimtarët kanë vijuar ditën me urime dhe vizita tradicionale.
Shkodranët shprehen se Fitër Bajrami mbetet një festë që lidhet ngushtë me familjen, duke e konsideruar këtë ditë si një moment bashkimi dhe gëzimi me më të dashurit. Vizitat e ndërsjellta mbeten po ashtu traditë që karakterizon festën edhe pse vitet e fundit është zbehur.
Fitër Bajrami në Shkodër vazhdon të festohet me përkushtim ndaj traditës, duke e kthyer këtë ditë në një simbol të bashkimit, respektit dhe solidaritetit mes njerëzve.
