Këngëtari i Ahengut shkodran Lul Bajrami shprehet gjatë një interviste, dhënë muzikologut Qamil Gjyrezi se Këngët e Ahengut dhe kënga qytetare e Shkodrës janë shumë të bukura. Rinia dhe studentët duhet të njihen, studjojnë dhe këndojnë këto këngë.

Luli kur keni filluar të këndoni?
Kam filllur të këndoj në ‘Shtëpinë e pionierit’ Shkodër, në kursin e këngës për fëmijë me profesor Leonard Deda.Kam marrë pjesë në aktivitetet e Shtëpisë së pionierit Shkoder në moshën 10 vjeç. Më vonë kam kënduar në aktivitetet e organizuara në ‘Klubin e rinisë’ Shkoder me profesor Fatbardh Luga. Më kujtohet kam kënduar një duet me titull: ‘Qeshu rini’ me këngëtaren Viola Paçrami. Në disa akativitete kam kënduar me këngëtarin e mirënjohur shkodranë Frederik Ndoci. Në këta aktivitete më ka mësuar dhe mbështetur Profesor Nard Bushati dhe Hilmi Tukaj.
Kur keni filluar të këndoni në dasmat e qytetit të Shkodrës?
Në dasma kam filluar të loz në bateri, kur kam qenë vetëm 20 vjeç. Kam luajtur 12 vjet me bateri, në dasma dhe gëzime familjare. Më vonë kam filluar të këndoj në dasma. Më kujtohet në një dasmë në Shirokë në një gëzim familjar me Bashkim Kasemin. Në këtë dasmë kam kënduar me Foni, këngën ‘Sa shyqyr kenka njitue’ dhe ‘Mirë mrama i Zoti i shtëpisë’, këngë të njohura të ahengut të dasmave.
Me cilët instrumentistë keni kënduar dhe luajtur në dasma?
Kam kënduar me klarinetistin Gjovalin Koleci, kitaristin Irfan Shaqiri, Bashkim Kasemi ka luajtur në fizramonikë dhe këngëtari Agimi Molla në fillim ka luajtur në dajre. Klarinetisti Gjovalin Koleci më mbështeti për të filluar të këndoj. I pëlqente zëri im për të kënduar këngët e Ahengut shkodran.
A keni kënduar me këngëtarë të njohur shkodran?
Po, kam patur fatin e mirë të këndoj me këngëtarin Ibrahim Tukiqi, Bilibilin e këngës shkodrane Bik Ndoja, kengetarin e mirenjohur Shyqyri Alushi dhe këngëtarin nga Kosova Ismet Peja. Në vitin 2008 kam fituar çmimin e parë në një festival të trevave mbarë shqiptare, me shoqatën ‘Jehona e Shkodrës’ në Kaçanik në Kosovë. Ka qenë një kënaqësi e madhe.
A vazhdoni të këndoni sot në dasma dhe aktivitete të ahengut?
Po patjetër. Sot këndoj në lokale, dasma dhe aktivitete të muzikës shkodrane. Po vazhdoj ta ruaj traditën e këngëve shkodrane, Ahengun, këngët e vjetra, me tematika të ndryshme, për dashurinë, lulet, vajzat dhe këngë të ndryshme. Këngëtari i mirënjohur i Ahengut shkodran Shyqyri Alushi më ka dhuruar fletoren e këngëve të vjetra shkodrane për ta ruajtur këtë traditë. Ai më ka mësuar të mos imitoj këngëtarët e tjerë, por të ruaj traditën me zërin tim.
A mund të na tregoni ndonjë rast të veçantë në ambientet shkodrane, kur ju kanë kërkuar të kendoni këngët e vjetra?
Po më kujtohet së fundi ne nje ambient familjar, një burrë në moshë 85 vjeç më kërkoi këngën ‘Iptida e Muharrem’, të cilën e ka kënduar edhe Shyqiri Alushi. Kënga ka 8 strofa dhe ja këndova. Mbeti shumë i kënaqur dhe më falenderoi.
A keni kenduar ne aktivitete te Ahengut shkodran, me klarinetistin e njohur Indrit Kodraliu?
Patjeter. Me klarinetistin Indrit Kodraliu kam kenduar ne disa aktivitete. Indriti eshte pedagog dhe instrumentist qe krahas muzikes klasike dhe Jazz, lot me shume pasion kenget e ‘Ahengut shkodran’. Ai ka nje repertor shume te madh te ketyre kengeve. Ai i jep tonin, kengeve te vjetra dhe luan ne tonalite qe tingellojne bukur te Ahengut. Indriti ka luajtur Ahengun shkodran, qekur ka qene ne Shkollen e mesme.
A keni ndonjë mesazh për të rinjtë shkodranë dhe studentët e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, a duhet ta njohin dhe këndojnë këngën shkodrane, Ahengun?
Po patjetër, të rinjtë duhet të njihen me këtë pasuri shpirtërore e kulturore të Shkodrës, ta këndojnë, ta studjojnë dhe studentët e psikologjisë dhe gjuhë letërsisë të njihen me tekstet e vjetra të këngëve, mbasi janë shumë të bukur, transmetojnë mesazhe paqeje, për lulet, vajzat dhe Shkodrën.
Intervistoi: Qamil Gjyrezi
