Trashëgimia kulturore shqiptare vijon të zgjojë interes të lartë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, janë regjistruar 42,251 vizitorë në sitet kulturore në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare, 21,134 vizitorë kanë zgjedhur muzetë kombëtarë, 14,394 kanë vizituar parqet arkeologjike, ndërsa 6,723 kanë frekuentuar kalatë dhe monumentet e kulturës.
Në krye të listës së destinacioneve më të vizituara renditen: Parku Arkeologjik i Shkodrës me 8,587 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë dhe Kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë.
Rritja e numrit të vizitorëve konfirmon interesin në rritje për historinë dhe identitetin kulturor të vendit, ndërsa Shkodra vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.
