Është bërë publike lista e këngëve të përzgjedhura për edicioni e 64-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike për talentet e reja në vend. Pas thirrjes së hapur të shpallur më 28 janar 2026, organizatorët kanë përzgjedhur 30 këngë, të cilat do të jenë pjesë e garës, të renditura sipas rendit alfabetik të kompozitorëve.

Mes emrave të përfshirë janë kompozitorë dhe krijues të njohur si: Adrian Hila, Alfred Kaçinari, Naim Krasniqi, Gjergj Leka, Ilir Zoga, Sokol Marsi, Zef Çoba dhe shumë të tjerë. Ndërsa interpretimi i këngëve do të vijë nga fëmijë dhe grupe të reja, duke sjellë një kombinim emocionesh, energjie dhe kreativiteti në skenë.

Organizatorët bëjnë me dije se kompozitorët e këngëve të kualifikuara duhet të dorëzojnë materialet brenda datës 27 mars 2026. Ky proces është i domosdoshëm për përgatitjen teknike dhe orkestrimin e këngëve gjatë netëve të festivalit.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë vijon të mbetet një platformë e rëndësishme për: zbulimin e talenteve të reja promovimin e muzikës për fëmijë ruajtjen dhe zhvillimin e krijimtarisë artistike shqiptare. Organizatorët theksojnë se produksioni muzikor ruan të drejtën për ndërhyrje në orkestrimin dhe përpunimin e këngëve, me synim garantimin e cilësisë artistike të festivalit.

Shkodra pritet të jetë sërish në qendër të muzikës për fëmijë, duke sjellë emocione, talent dhe atmosferë festive në skenë.