Pas triumfit në klasiken ndaj Tiranës, ish-futbollisti dhe trajneri i moshave, Ersi Çaku, vlerëson paraqitjen e skuadrës kuqeblu, duke theksuar se këtë sezon ekipi po shfaqet më i pjekur krahasuar me vitet e kaluara. Ai shprehet se Vllaznia po luan me energji dhe besim, por njëkohësisht po i qëndron larg euforisë, element që shpesh ka ndikuar negativisht në sezonet e mëparshme.

Më tej, Çaku shprehet se grupi aktual ka cilësinë e duhur për të pretenduar në dy fronte. Sipas tij, Vllaznia është në gjendje të luftojë si për titullin kampion ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë, kuqeblutë rikthehen shpejt në fushë. Sfida e radhës për Vllazninë do të luhet të mërkurën, në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, për llogari të Kupës së Shqipërisë, ku objektivi mbetet vijimi i rrugëtimit drejt një tjetër trofeu.