Nën rrezet e buta të diellit, buzë liqenit dhe në rrëzë të Taraboshit, familje, të rinj dhe të moshuar kanë zgjedhur të kalojnë disa orë relaksi larg zhurmës së qytetit.
Qytetarët shprehen se temperaturat e favorshme dhe natyra e qetë e Shirokës e bëjnë këtë zonë një nga destinacionet më të preferuara për fundjavë.
Shiroka vijon të mbetet një nga kartolinat më të bukura natyrore të Shkodrës, ku liqeni dhe mali ndërthuren në një panoramë që të fton të rikthehesh sërish.
