Seminari Ndërdioqezan Shqiptar “Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër, organizoi një program fetar dhe kulturor për “Dita e Miqve të Seminarit”. Aktiviteti mblodhi besimtarë, familjarë dhe përfaqësues të komunitetit katolik. Rektori Dom Mark Shtjefni thekson rëndësinë jetike që Seminari ka për formimin dhe përgatitjen e meshtarëve të ardhshëm për trevat mbarë shqiptare.
Arqipeshkvi Peragine, u ndal te vlerat e besimit në Zot dhe rëndësia e thirrjes në shërbim të Kishës dhe shoqërisë.
Edmond Marku është një prej atyre që ka zgjedhur rrugëtimin drejt meshtarisë mes dhjetëra të rinjve që ndjekin formimin në këtë institucion.
Programi u mbyll me dëshmi dhe bashkëbisedime mbi dinamikat dhe sfidat që bart në vetvete thirrja meshtarake.
