Rreth 70 të rinj iu bashkuan nismës “Urban Farming”, e zhvilluar në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër, me synimin për të promovuar kujdesin ndaj mjedisit dhe për të nxitur një qytet më të gjelbër. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim mes Qendrës Rinore “Atelie”, Act4Shkodra dhe Bashkisë Shkodër. Të rinjtë u angazhuan në mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimin e zonës, duke dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e veprimit konkret në mbrojtje të mjedisit.

Disa prej të rinjve aktivistë e konsideruan nismën si një mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave publike.

Nisma “Urban Farming” vjen si një thirrje për më shumë angazhim qytetar, duke përcjellë një model se ndryshimi nis nga veprimi dhe se një pemë e mbjellë sot është një investim për të nesërmen.