Shkodra është një qytet që e ka artin pjesë të natyrshme të identitetit të saj. Por përtej skenave tradicionale, arti mund dhe duhet të jetojë edhe në hapësirat publike. Dy instrumentistët Qamil Gjyrezi në trombë dhe Myrteza Dibra në kitarë përcollën tinguj muzike në një nga pikat më të frekuentuara buzë liqenit, atë të Shirokës. Arti i rrugës përbën një formë të natyrshme komunikimi me publikun.
Gjyrezi shprehet se arti i rrugës është një mundësi për ta bërë qytetin më të gjallë, më të hapur dhe më të afërt me publikun. Shkodra ka potencial të madh për ta zhvilluar këtë formë arti.
Arti i rrugës, në këtë këndvështrim, vjen si një mënyrë për të rivitalizuar hapësirat publike dhe për t’i dhënë Shkodrës jo vetëm bukuri natyrore, por edhe tingullin karakteristik të traditës së saj muzikore.
