Buna dhe Liqeni i Shkodrës përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në veri të vendit. Shtimi i lundrimit turistik ka sjellë diskutime mbi ndikimin që mund të ketë ky aktivitet në ekosistemin e ndjeshëm ujor.
Specialistja e mjedisit Aurora Piroviq shprehet se mjetet ekologjike, të cilat janë pjesë e projekteve për lundrim të qëndrueshëm, nuk e rrezikojnë biosferën e zonës.
Ajo thekson se këto mjete janë të konceptuara për të minimizuar ndotjen, zhurmën dhe ndikimin fizik në brigje apo në habitatet e shpendëve dhe peshqve.
Ekspertët nënvizojnë se zhvillimi i turizmit duhet të shoqërohet me respektimin e parimeve të qëndrueshmërisë, në mënyrë që Buna dhe Liqeni i Shkodrës të mbeten një pasuri natyrore e mbrojtur, por edhe një destinacion i zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme.
