Moti i kthjellët i kësaj fundjave ka shtuar numrin e qytetarëve që frekuentojnë parqet dhe shëtitoret e Shkodrës. Temperaturat e buta dhe dielli kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë në hapësirat publike të qytetit.

Parku i Shatërvanit ishte ndër më të frekuentuarit. Një pjesë e qytetarëve zgjodhën të kalojnë të dielën në ajër të pastër, larg rutinës së përditshme. Qytetarët sugjerojnë më shumë investime në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta  dhe shtim të tyre.

Fundjava e kthjellët ka rikthyer gjallërinë në qytet, duke na kujtuar se kur kushtet atmosferike janë të favorshme, shkodranët zgjedhin të shfrytëzojnë përherë hapësirat publike.