Vllaznia në futboll për femra vijon marshimin në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore me goleadë. Këtë herë vajzat kuqeblu triumfuan 10-0 ndaj Partizanit, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga minuta e parë deri në të 90-ën.

Në pjesën e parë u shënuan tre gola, ku Teresa Deda zhbllokoi rezultatin, ndërsa Cartaman realizoi dy herë. Në fraksionin e dytë loja foli sërish për Vllazninë, me shtatë gola të tjerë që vulosën një fitore të thellë. Spikati sërish Cartaman me dy gola të tjerë, ndërsa nga dy herë realizuan edhe Teresa Deda dhe Megi Doçi. Një gol në këtë festival realizimesh shtoi edhe Arbiona Bajraktari.

Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka dhe golashënuesja Megi Doçi, vlerësuan seriozitetin dhe vazhdimësinë e skuadrës në çdo sfidë.

Me këtë sukses, Vllaznia arrin fitoren e 10-të në po aq ndeshje të luajtura, duke udhëhequr e vetme renditjen me pikë të plota, 30, dhe duke u shkëputur nga rivalet në garën për titull.