Shkodra vijon të ketë një jetë të gjallë kulturore, me aktivitete që zhvillohen përgjatë gjithë vitit, nga shfaqje teatrore e koncerte, deri te ekspozita dhe promovime artistike. Ritmi i eventeve e mban qytetin aktiv dhe tërheq artdashës.

Sipas artistes dhe organizatores së eventeve, Rozafa Shpuza, krijimi i një kalendari të përbashkët mujor apo vjetor nga institucionet kulturore do të ndihmonte në koordinimin më të mirë të aktiviteteve, duke shmangur mbivendosjen e tyre.

Një platformë e përbashkët informuese sipas saj do t’i shërbente jo vetëm organizatorëve, por edhe qytetarëve dhe turistëve, të cilët do të kishin mundësi të planifikonin më herët pjesëmarrjen në jetën kulturore të qytetit.

Një kalendar i unifikuar do të ishte gjithashtu një hap drejt forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve dhe promovimit të aktiviteteve kulturore në Shkodër.