Bylisi do të jetë kundërshtari i radhës për Vllazninë në javën e 25-të të “Abissnet Superiore”, në një sfidë që luhet në transfertë dhe që pritet të jetë mjaft e luftuar. Kuqeblutë udhëtojnë drejt Ballshit me objektivin e qartë për të vijuar serinë pozitive dhe për të ruajtur ritmin në garën për kreun.
Sipas specialistit të futbollit, Mhill Shkëmbi, kjo është një transfertë e vështirë për vetë pozitën delikate në të cilën ndodhet skuadra ballshiote, e cila pritet të japë maksimumin për të siguruar pikë në fushën e saj.
Ndërkohë, kampi shkodran nuk zhvilloi konferencën tradicionale për mediat para kësaj përballjeje. Ndeshja Bylis–Vllaznia do të luhet këtë të shtunë në orën 13:30.
