Shkodra njihet si qyteti i artit dhe kulturës. Rrugët e saj mbajnë emra të njohur të muzikës, letërsisë dhe pikturës, por në hapësirat publike mungojnë monumente apo skulptura që i përjetësojnë këto figura.
Muzikanti Gjon Shllaku shprehet se figurat e vjetra duhet të nderohen përmes gjurmëve që kanë lënë. Qyteti sipas tij ka nevojë për më shumë vepra arti në sheshe dhe rrugë, jo vetëm për zbukurim, por për të ruajtur kujtesën dhe historinë.
Shllaku propozon që këto iniciativa të shoqërohen edhe me krijimin e tureve kulturore.
Në një kohë kur po flitet për rivitalizimin e hapësirave publike, përfshirja e veprave monumentale do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar imazhin e Shkodrës si qytet i artit.
