Aksi malor Qafë Thore–Theth vijon të mbetet i bllokuar për shkak të rrezikut të lartë nga orteqet e borës. Reshjet intensive dhe grumbullimi i dëborës në zonat me pjerrësi të theksuar kanë krijuar kushte të pasigurta për qarkullimin e automjeteve.

Sipas inxhinierit të kompanisë kontraktuese, segmenti paraqet disa pika kritike, veçanërisht në afërsi të tuneleve panoramike dhe në zonat me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj masiveve të dëborës. 

Inxhinieri thekson se ndërhyrja në kushte të tilla është e vështirë dhe kërkon vlerësim të vazhdueshëm të terrenit.

Aktualisht po kryhen monitorime të vazhdueshme dhe ndërhyrje me mjete borëpastruese, ndërsa rihapja e aksit do të bëhet vetëm pasi të garantohet siguria e plotë për përdoruesit e rrugës.