Shkodranët festuan me emocione dhe krenari 107-vjetorin e themelimit të klubit “Vllaznia”, në një mbrëmje të mbushur me muzikë, nostalgji dhe entuziazëm sportiv. Tifozët e zjarrtë krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe elektrizuese, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë që qyteti ka me skuadrën e zemrës.
Në këtë festë nuk munguan figura ikonike të historisë kuqeblu, si Astrit Hafizi dhe Rauf Çanga, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe ndanë emocionet e tyre për rrugëtimin e gjatë të klubit.
Me Vllazninë që kryeson kampionatin dhe synon titullin e 10-të kampion, tifozëria tregoi se mbetet forca më e madhe mbështetëse e skuadrës, e gatshme ta shoqërojë ekipin drejt një tjetër kapitulli të artë në historinë e futbollit shkodran.
