Data 13 shkurt e vitit 1922 shënon një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë, pasi u vendos për herë të parë në mënyrë ligjore, emërtimi i monedhës zyrtare shqiptare “Lek”.

104-vjetori i kësaj ngjarje nuk kaloi pa u përkujtuar në Shkodër. Drejtuesi i Bashkësisë së Shqiptarëve të Italisë shprehet mbi rëndësinë e asaj vendimmarrje historike.

Por si shikohet pozita e Lekut sot në kushtet e proceseve integruese në BE përballë monedhës Euro? Gjergj Temeli thekson vlerën e Lekut edhe në ditët e sotme.

Për shkak të rëndësisë së saj historike dhe kulturore, monedha shqiptare është vlerësuar dhe koleksionuar nga njerëz të ndryshëm në të gjithë botën. Edhe sot, ajo mbetet një simbol i një kohë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe një dëshmi e vlerave të saj kombëtare dhe ekonomike.