Në vazhdën e ciklit të ligjëratave në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia Shkodër zhvilloi një tribunë fetare në Qendrën Kulturore pranë xhamisë së fshatit Mes-Myselim, Njësia Administrative Postribë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Myftiu Sytari u ndal te rëndësia e reflektimit, bashkimit dhe përforcimit të vlerave shpirtërore në këtë periudhë të veçantë për besimtarët myslimanë.
Tribuna fetare u përshëndet edhe nga zëvendësmyftiu Arben Halluni dhe teologu Fatmir Sula. Takimi u ndoq me interes nga të pranishmit, të cilët e konsideruan atë si një moment për t’u përgatitur shpirtërisht për muajin e shenjtë që po afron.
