“Moda mund të jetë e bukur edhe përmes materialeve miqësore me mjedisin”, këtë mesazh përcollën studentët e vitit të tretë të degës “Pikturë – Grafikë” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në ekspozitën “Kreativitet në përditshmëri”.
Punimet me materiale të riciklueshme u udhëhoqën nga pedagogia Nirvana Baja.
Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Eranda Bilali, vlerëson punën e studentëve, duke theksuar rolin e institucionit akademik për formimin e brezit të ri.
Për studentët, realizimi i veprave nuk është vetëm një detyrë e kaluar me sukses në lëndën “Fashion Design” por një shtysë për vazhdimësinë. Në aktivitet morën pjesë studentë, pedagogë dhe qytetarë të interesuar për artin dhe modën.
