Qytetarët e Shkodrës kanë mirëpritur ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në zonën e Perashit, duke e konsideruar një hap të domosdoshëm pas shumë vitesh zaptimi dhe përdorimi të padrejtë.

Hapësirat, të cilat për një kohë të gjatë ishin kthyer në privilegj të pakicës, tashmë po u rikthehen qytetarëve, duke rivendosur funksionin e tyre normal dhe përdorimin e barabartë për të gjithë komunitetin.

Banorët e zonës theksojnë se ky aksion ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi më funksional për këmbësorët, fëmijët dhe familjet.

Nga ana tjetër, Bashkia Shkodër bën me dije se ndërhyrje të ngjashme për lirimin e hapësirave publike do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kuadër të rikthimit të hapësirave në shërbim të komunitetit.