“Menaxhimi i klasës në arsimin gjithëpërfshirës”, titullohet kështu botimi shkencor që trajton praktikat bashkëkohore të menaxhimit të klasës në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës. Monografia e promovuar këtë të hënë, mban për autorësi Arlinda Ymerin dhe Erudita Fshazin. Libri sjell një qasje të thelluar teorike dhe praktike mbi krijimin e një mjedisi mësimor gjithëpërfshirës, duke ofruar strategji konkrete për menaxhimin efektiv të klasës dhe përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor.
Rektori Gjuraj gjatë fjalës së tij u ndal te rëndësia e arsimit gjithëpërfshirës dhe nevoja për modele bashkëkohore që i përgjigjen sfidave të sotme të mësimdhënies, duke theksuar rolin e mësuesit në ndërtimin e një klime pozitive dhe mbështetëse në klasë.
Botimi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm për mësuesit, studentët dhe studiuesit e shkencave të edukimit, duke pasuruar literaturën akademike në këtë fushë.
