Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të përditshme të jetës së shkodranëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën e komunikimit, informimit dhe argëtimit. Qytetarët pranojnë se i përdorin gjerësisht platformat digjitale, të cilat sipas tyre ofrojnë lehtësi, shpejtësi dhe lidhje të vazhdueshme me botën.
Rrjetet sociale sipas tyre kanë anët pozitive, sidomos në marrjen e informacionit dhe ruajtjen e kontakteve, por njëkohësisht nuk mungojnë edhe shqetësimet për ndikimet negative që ato sjellin.
Psikologia klinike Loreta Tomaj thekson se përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale mund të sjellë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe marrëdhëniet shoqërore.
Ekspertët bëjnë thirrje për një përdorim të balancuar të rrjeteve sociale, duke i parë ato si mjete të dobishme, por që kërkojnë ndërgjegjësim dhe kontroll, në mënyrë që teknologjia të mos zëvendësojë marrëdhëniet njerëzore reale.
