Vllaznia kryeson me tre pikë më shumë renditjen e “Abissnet Superiore” se rivalët e Elbasanit dhe Egnatias. Rruga për mbrojtjen e kryesimit kalon nga Vora, ndeshje që do të luhet në transfertë. 

Në konferencën që i paraprin sfidës, mbrojtësi Melos Bajrami tha se ekipi është përgatitur mjaftueshëm për këtë sfidë.

Skuadra po kalon një moment shumë të mirë të sezonit sipas Bajramit por çdonjëri duhet të qëndrojë me këmbë në tokë për vazhdimësinë.

Sfidat e tjera të javës së 23 të Abissnet Superiore janë: Bylis-Partizani, Elbasani-Teuta, Flamurtari-Egnatia dhe derbi Tirana-Dinamo.