Vllaznia vijon momentin pozitiv në kampionat, duke konfirmuar formën e shkëlqyer me 5 fitore radhazi dhe kryesimin e tabelës së renditjes, me tre pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt.
Në sfidën e fundit të zhvilluar në Durrës, vëmendjen e stafit teknik e të tifozëve e tërhoqi largimi para kohe nga fusha i Klinti Qatos, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.
Mjeku i Vllaznisë, Zyhdi Çoba, sqaron situatën shëndetësore të futbollistit, duke dhënë detaje mbi natyrën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për rikuperimin e tij.

Ndërkohë, mjeku me përvojë sa një jetë pranë skuadrës kuqeblu vlerëson edhe frymën pozitive brenda grupit, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe besimit në rrugëtimin drejt objektivit të sezonit.
Vllaznia tashmë është e fokusuar te sfida e radhës ndaj Vorës, e cila do të luhet ditën e premte, në orën 13:30, në fushën e vorakëve, me synimin për të vijuar serinë pozitive dhe për të forcuar më tej pozitat në krye të renditjes.
